Santefarm SH.P.K. financon deri në gjashtë (6) bursa, secila në vlerë prej 100.00 (njëqind) euro në muaj për një vit akademik, për studentët e Degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kushtet e përgjithshme
Bursat ndahen për studentët e nivelit të studimeve themelore (baçelor)
Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë studentë të Degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë;
 - Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
 - Të kenë të regjistruar së paku vitin e dytë të studimeve;
 - T’i kenë të përfunduara të gjitha provimet nga viti paraprak i studimeve;
 - Të mos kenë vit akademik të përsëritur;
 - Përparësi kanë studentët të cilët vijnë nga familjet me gjendje jo të mirë financiare apo përfituese të asistencës sociale;
 - Në rastin kur paraqitet numër më i madh i kandidatëve me kushte të njëjta, përparësi kanë kandidatët me notë më të lartë mesatare;
 - Përparsi kanë studentet që udhëtojnë dhe janë me vendbanim jashtë Prishtinës.
 - Studentët të cilët janë përfitues të bursës së Universitetit të Prishtinës nuk kanë të drejtë aplikimi.
 
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika I e këtij konkursi, aplikimin duhet ta bëjnë përmes SEMS:
- Kërkesa për aplikim
(Studenti obligohet që kërkesën për aplikim ta printoj dhe ta dorëzoj në shërbimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përkatës, si dëshmi që ka aplikuar brenda afatit të paraparë të konkursit.) 
Përgjegjësinë për saktësinë e të dhënave do ta bartin vetë studentët.
Afati i aplikimit
1. Aplikimi përmes SEMS dhe është i hapur prej prej datës 17.09.2024 deri me datë 23.09.2024, në orën 16:00.
2. Ditën e parë të konkursit, me datë 17.09.2024, aplikimi elektronik do të funksionalizohet nga ora 11:00.
