Kelotan Gel është xhel topikal nga silikoni që perdoret për menaxhimin dhe parandalimin e shenjave
Efikasiteti dhe siguria e xhelit të silikonit është vërtetuar nga hulumtime të shumta.Xhelet e silikonit konsiderohen si terapi standarde të arta për parandalimin dhe trajtimin e shenjave Shtresa e silikonit e mbanë zonën ku aplikohet të hidratuar që rezulton në reduktimin e aksionit kapilar dhe prodhimit të fibroblasteve si dhe depozitimin e kolagjentit,mekanizëm ky që kontribuon në formimin e shenjave hipertrofike.
Hidratimi arrihet duke e parandaluar avullimin e ujit nga lëkura në zonën e dëmtuar.
Kelotan Gel:
• E mbanë konstant presionin dhe tensioni e jashtëm
• E mbanë zonen të hidratuar
• Është material bio-kompatibil
• Ka rrezik të ulët për shfaqje të alergjive
Përbërësit:
Xhel elastomer i silikonit
Izopropil miristat
Dekametilciklopentansiloksan
Udhëzimet mbi përdorimin:
Të aplikohet një shtresë e hollë e Kelotan Gel dy herë në ditë,në lëkurë të pastër dhe të tharë.Pasi të thahet xheli i aplikuar,mund të mbulohet zona me fasha presive,krema me mbrojtje ndaj diellit ose preparate kozmetike.Nëse xheli i aplikuar nuk është thare brenda 4-5 minuta,ne gjase keni aplikuar më teper se që duhet .Me kujdes largojeni pjesen e tepërt dhe lëreni të thahet.Periudha e rekomanduar e trajtimit është 60-9- ditë. Për parandalimin e shenjave hipertrofike dhe keloideve .
Përdoreni Kelotan Gel menjeherë pas sherimit të plagës apo pas largimit të penjëve .Shmangeni kontaktin me sytë,membranat mukoze ose plagët e hapura.Vetëm për përdorim të jashtëm.Mbajeni larg fëmijeve.Konsultojeni mjekun tuaj për informata më të hollësishme para përdorimit