Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë dhe Kompanisë farmaceutike Santefarm, për ndarjen e bursave për studentë dhe donacione.
Në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (www.uni-pr.edu), u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet FM të UP-së dhe Kompanisë farmaceutike Santefarm.
Marrëveshja ka për synim thellimin e bashkëpunimit midis palëve me qëllim të rritjes së performancës akademike të studentëve, përmbushjes së potencialeve të tyre dhe arritjes së karrierës së suksesshme në të ardhmen.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Dekanja e Fakulteti të Mjekësisë, prof. dr. Suzana Manxhuka Kërliu, dhe kryetari i Santefarm, zt. Milaim Abdullahu.
Me këtë rast, të dy palët u zotuan se do t’u përmbahen dispozitave të marrëveshjes, në mënyrë që studentët të mund të përfitojnë nga implementimi i saj.
Për më tepër klikoni në vegzën: https://mjekesia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,6,655